Maqedonia, vend i verërave
Shkup, 1 shkurt - Kantinat e verës do të pushtojnë tregjet e botës, dhe Maqedoninë do të promovohet si një vend i verërave.
Për rritjen e eksportit të verës, kantinat kërkojnë ndihmë edhe nga qeveria. Ato kërkuan subvencione si për prodhuesit e mëdhenj ashtu edhe ata të vegjël të pijeve.
Sipas kantinave, investimet duhet të mbulojnë vreshtat e reja, përmirësimin e kapaciteteve të kantinave, si dhe avancimin e teknologjisë për prodhimin e verës.