Maqedonia u ofron investitorëve nga Kosova tokë për biznes
Prishtinë, 3 shkurt - Ilija Strashevski dhe Agim Shahini , kryetar i AKB-së, tha se dy vendet kanë marrëdhënie të mira dhe shkëmbime të mira tregtare. Ai tregoi se prodhime nga Kosova eksportohen më pak për në Maqedoni ku nga atje ka më shumë import drejt vendit tonë.
Kërkojmë që të ketë lehtësira dhe mos të ketë barriera ndërmjet dy vendeve, tha Agim Shahini.
Sipas tij skenat e vitit parapprak për bllokada të njëpasnjëshme që Maqednia i bënte Kosovës dhe Kosova merrte masa reciprociteti nuk duhet të përsëriten dhe këto nuk prmovojnë ekonominë e tregut dhe traditën e mirë fqinjësore që e ëhstë me Maqedonin.
Ilija Strashevski, ambasadori i Republikës së Maqedonisë në Kosovë premton se do të avancaojnë e zhvillojnë marrdhëniet me bizneset nga Kosova, duke u ofruar lehtësira të veprimit.
Ai shtoi se ndërtimi i autostradës Prishtinë Shkup do të rris mundësinë emë të lehtë të qarkullimit të mallrave dhe qytetarëve në drejtim të shkëmbimeve tregtare më shumë me Kosovën për arsye të pozitës gjeografike dhe shkurtimit të kohës.
Maqedonia është në fazën përgatitor për autosstradën Shkup Hani i Elezit dhe kjo iniciativë e marr nga dy qeverit e dy shteteve është e qëlluar, tha ambsadori.
Ilija Strashevski, tregoi një notë në AKB-ë për mundësitë e që shteti maqedon u jep investitorëve të huaj për dhënien e tokës së shtetit me qira dhe shitjen e saj për 1 euro në metër në katror.
Ai tregoi se shteti ka bërë subvencione për të cilat ka ftuar bizneset nga Kosova që të konkurojnë në një konkurs publik në Maqedoni ku shteti ka vendosur që tokën bujqësore në pronësi të shtetit tua japë në shfrytëzim me qira bujqëve për të investuar në fidane.