03 Maj 2025

Maqedonia heq embargon e miellit nga Kosova

Shkup, 5 nëntor - Nesër pritet të shfuqizohet vendimi i Qeverisë së Maqedonisë për ndalimin e importit të miellit nga Kosova.

Zëdhënësi i Qeverisë së shtetit fqinj, Muhamet Hoxha, i ka thënë KTV-së nëpërmjet telefonit se vendimi nuk është marrë vetëm për prodhimet nga Kosova.

Ai nuk ka pranuar të komentojë akuzat e Ministrisë së Tregtisë dhe të Industrisë të Kosovës, se Shkupi ka shkelur Marrëveshjen e Tregtisë së Lirë, CEFTA, njofton Koha.

Ai ka thënë se instancat shtetërore të këtij vendi janë tërë kohën në komunikim me institucionet e Kosovës rreth këtij vendimi.

Nga ana tjetër, ekspertë të ekonomisë vlerësojnë se vendimi duhet të shqyrtohet në shumë aspekte.

Kjo nuk është hera e parë që shtetet fqinje që janë edhe pjesë e Marrëveshjes së CEFTA-s e kanë shkelur këtë marrëveshje, duke u shkaktuar dëme të mëdha prodhuesve të vendit. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)