25 Dhjetor 2024

Maqedonia e humb tregun kundrejt Serbisë në Kosovë

Shkup, 28 dhjetor - Një delegacion i AKB-së  i kryesuar nga Kryetari  i  Aleanca Kosovare të Bizneseve Agim Shahini  po merr pjesë në  Përzgjedhjen e Kompanive nga sektori i prodhimit dhe shërbimeve me brendinë  Quality Of Macedonia, e organizuar nga Unioni i Odave Ekonomike të Maqedonisë.

Pjesëmarrës janë Përfaqësues të bizneseve dhe kompanive nga Maqedonia e të pranishëm janë edhe asociacionet e ndryshme biznesore të regjioneve.

Në këtë aktivitet tradicional po merr pjesë edhe Presidenti i Maqedonisë Gjorge Ivanov ku gjatë fjalimit të tij tha se Maqedonia është shembulli më i mirë në regjion për ruajtjen e cilësisë dhe kualitetit në regjion e kjo shton sigurinë te qytetarët e Maqedonisë dhe shëndetin publik që produktet tona ne i eksportojm më shum së ne 100 shtete te ndryshme ne Ballkan , EU dhe më gjere.

Ai shtoi se bizneset duhet që të kenë mision së pari shëndetin publik duke ruajtur cilësinë gjatë gjithë kohës dhe së dyti konkurrencën për të cilën Maqedonia është një nga vendet që më së shumti i ofron investitorëve vendor dhe të huaj shërbime dhe siguri për investimet e tyre.

Agim Shahini, Kryetar i AKB-se tha se për produktet MADE IN KOSOVA që plotësojnë standardet e kualitetit  do të kenë gjithmonë treg edhe këtu edhe në Bashkimin Evropian.

Ai tha se Autostrada që po ndërtohet Kosovë- Maqedoni është e rëndësisë së veçantë për rritjen e shkëmbimeve tregtare në mes dy vendeve por statistikat e fundit tregojnë se Maqedonia po e humb tregun e Kosovës nga vendi i parë i cili dominonte tash në vendin e dytë e cila po pason me Serbin në vendin e parë dhe këtu duhet të analizohet shkaqet e rënies se shkëmbimeve tregtare kur kihet parasysh se Prishtina me Shkupin ka vetëm 80 km dhe kosto e transportit është e lirë në krahasim me vendet e tjera të regjionit e që shkëmbimet tregtare po rriten.

Presidenti Ivanov i kujtoj z. Shahinit për aktivitetin Javët e Biznesit Kosovar në Maqedoni që nga viti 2012 qe i kemi dhëne hapësirë AKB-se dhe prodhuesve të Kosovës që të promovojnë dhe shesin produktet dhe shërbimet e tyre në bashkëpunim me Presidentin e atëhershëm të Shqipërisë.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)