23 Dhjetor 2024

Maqedonia e gatshme të eksportojë në Kosovë

Prishtinë, 22 korrik - Vendi ka kapacitet, por nuk do të ketë sukses të imponohet në tregun kosovar, sidomos tani kur autoritetet e atjeshme ndaluan importin e mallrave nga Serbia dhe rritën doganat për importin e mallrave nga Bosnja.

Sipas biznesmenëve vendas, problem mbeten rrugët e këqija, transporti i shtrenjtë, pro edhe mungesa e sasive të mjaftueshme për t’i përgjigjur kërkesave të tregut kosovar.

Odat ekonomike po bisedojnë me homologët nga Kosova për mënyrën e kapërcimit të problemeve që mund të paraqiten me vendimin e qeverisë së Kosovës për ndalesën e prodhimeve nga Serbia.

“Në këtë drejtim kishim një bisedë konkrete me ambasadorin e Kosovës në Maqedoni, dhe nesër kemi takim konkretë lidhur me këto masa që do të ndërmerren dhe mënyrën se si ti tejkalojmë këto probleme dhe këto vështirësi që mund të paraqiten.\"

\"Potenciali i shtetit tonë, nuk është ai i cili mund tu përgjigjet qind për qind këtyre kërkesave por shteti jonë mund të bëjë një gjë, që të lehtësoj të paktën tranzitimin e mallit dhe ky është një benifit goxha i madh për të cilin kemi folur edhe më herët ne si Odë Ekonomike. Dhe kjo duhet të shfrytëzohet në mënyrë që shteti jonë tu përgjigjet kërkesave që mund të ketë shteti kosovarë”, deklaroi Menderes Kuçi, kryetar i OEMVP.

Kuçi vuri në dukje se duhet bërë kujdes më i madh nga manipulimet, përkatësisht, kalimi i mallrave serbe përmes Maqedonisë drejt Kosovës. Nga Lidhja e Odave Ekomomike të Maqedonisë thonë se vendi ndonëse ka kushte, megjithatë për momentin nuk është sa duhet i përgatitur që t’i përgjigjet tërësisht kërkesës për prodhime nga ana e Kosovës.

Sipas drejtorit ekzekutiv Mitko Aleksov “Nuk do të jetë problem që Maqedonia të eksportojë mish, tekstil, një sasi më të madhe të mallrave ushqimore, produkte ndërtimi etj. Problem do të jenë ato produkte që edhe Maqedonia i prodhon në sasi të mjaftueshme si misri, një pjesë e prodhimeve të kopshtarisë dhe bujqësore, si dhe produkte të tjera nga të cilat edhe ne, varemi nga importi”.

Kosova vendosi që të aplikojë masa reciproke për produktet nga Serbia dhe për Bosnjë Hercegovinën pas vendimit të Beogradit që të mos njoh vulat doganore të Kosovës.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)