Maqedoni, Tregëtarët shpresojnë për rritjen e tregtisë me Kosovën
Shkup, 27 korrik - Tregëtarët e Maqedonisë shpresojnë se do të përfitojnë nga bllokada ndaj mallrave serbe në Kosovë.
Maqedonia, është një nga eksportueset më të mëdha për Kosovën, me rreth 300 milionë Euro në vit; ndërkohë, Maqedonia njihet për prodhime bujqësore, por dhe të industrisë së lehtë.
Autoritetet e Kosovës dhe të Maqedonisë po bëjnë përpjekje për hapjen e pikave të reja kufitare dhe për modernizimin e atyre ekzistuese.