Maqedoni, çmimet janë rritur për 0,1 për qind
Shkup, 2 janar - Çmimet me pakicë në dhjetor u rritën për 0,1 për qind, ndërsa shpenzimet e jetesës janë në të njëjtin nivel si ai në nëntor, publikoi Enti shtetëror i Statistikës.
Rritja e çmimit është vërejtur edhe te perimet për 1,4 për qind, vezët për 1,2 për qind, mishi për 0,7 për qind dhe përpunimi i mishit për 0,5 për qind.
Te shpenzimet e jetës rritja ka edhe te mobiljet për 0,9 për qind, mjetet shkollore për 0,5 për qind, mjetet e higjenës dhe ushqimi dhe pijet në restorant dhe hotele për 0,3 për qind.
Ulje të shpenzimeve të jetesës në dhjetor në krahasim me muajin paraprak ka te yndyrnat për 5,2 për qind, frutat për 3,7 për qind, peshku për 0,8 për qind, perimet e përpunuara për 0,4 për qind dhe prodhimet e qumështit për 0,3 për qind. Ulje është vërejtur edhe tek derivatet e lëngshme dhe gati për 0,5 për qind dhe derivatet e naftës për 0,23 për qind.
Në krahasim me dhjetorin e vitit 2011, çmimet me pakicë vërejnë rritje prej 3,9 për qind, ndërsa shpenzimet e jetesës për 4,7 për qind.
Sipas Entit shtetëror për statistikë, në vitin e kaluar lëvizja e çmimeve me pakicë ka qenë e ndryshme në grupe të veçanta të prodhimit.
Rritje është vërejtur në grupet \"Prodhime joushqimore industriale për 5,8 për qind, Prodhime bujqësore për 3,1 për qind, prodhime industrialo-ushqimore për 2,4 pë qind, Shërbime për 1,5 për qind dhe Pije për 0,4 për qind.
Në pikëpamje të shpenzimeve të jetesës rritje ka pasur në grupet për Ngrohje dhe ndriçim, për 11,12 për qind, Veshje dhe këpucë për 5,3 për qind, Mjetet e qarkullimit dhe shërbimet për 2,8 për qind, Higjena dhe shëndeti për 2,7 për qind, Banesat (qiraja, uji dhe shërbimet\", për 2,5 për qind, Ushqimi dhe Restorantet dhe Hotelet për 2,4 për qind, Kultura dhe argëtimi për 1,6 pr qind, Mobiljet për 0,4 për qind dhe Duhani dhe pijet për 0,1 për qind.