01 Janar 2025

Maqedona konfiskon 3,6 ton çokollata të falsifikuara "Kinder Bueno"

Shkup, 22 shkurt - Dogana e Maqedonisë ka arritur që të parandalojë lëshimin në treg të 3.6 ton çokollata të falsifikuara të llojit të njohur “Kinder Bueno” të kompanisë prodhuese Ferrero SPA.

Çokollatat u zbuluan gjatë importit nga ana e një kompanie nga Gostivari. Drejtoria e Doganave pas verifikimit të mallit dhe komunikimit me kompaninë përfaqësuese të Ferrero SPA ka konstatuar se bëhet fjalë për çokollata të falsifikuara, transmeton Ina.

Drejtoria e Doganave theksoi se është parandaluar ky tentim i futjes së mallit të falsifikuar për popullatën më të re në vend.

“Kinder Bueno” ishte vështirë për tu hetuar se bëhet fjalë për mall të falsifikuar.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)