MAP ende se ka definuar statusin e institucioneve mikrofinanciare
Prishtinë, 2 qershor - Udhëheqësit e bordit të organizatës mikrofinanciare KEP, në krye me kryetarin bordit të drejtorëve Kenneth Patterson dhe zëvendësi i tij, Leo Macgillivray janë pritur nga Ministrja e Ministrisë së Administratës Publike, znj. Edita Tahiri, dhe bashkëpunëtorët e saj.
Temë e këtij takimi, ishte edhe veprimtaria e kësaj organizate dhe planet e tyre për të ardhmen si dhe mundësia që statusi i këtyre strukturave të zhvillohet më tutje, në harmoni me rrethanat e reja të krijuara në vendin tonë, pas shpalljes së shtetësisë.
Ministrja Edita Tahiri ka shprehur falënderimin për kontributin dhe ndihmën e dhënë Kosovës dhe shoqërisë në përgjithësi në kohë tranzicionit të pas luftës, duke ofruar kredi të vogla dhe të mesme në sferë të rëndësishme.
Tahiri ka theksuar se jemi duke shqyrtuar mundësin për ridefinimin e statusit të këtyre institucioneve mikrofinanciare dhe për një zgjidhje adekuate në përputhje me realitet e reja të krijuara.
Përfaqësuesit e KEP-it, kanë shtruar nevojën e transformimit të këtyre strukturave mikrofinanciare, në mënyrë që ato të përshtaten me evoluimin e përgjithshëm të vendit pas pavarësisë së Kosovës.