Manjati amerikan GM, u kthye në bursën e aksioneve
New York, 22 nëntor - U rikthye në bursën e aksioneve të New York-ut më 18 nëntor, General Motors (GM), kompania amerikane e automjeteve. Para një viti e gjysmë, ajo doli nga bursa pas humbjeve kolosale.
Që nga qershori 2009 kur u shpall falimentimi, GM ka reduktuar shumë seri produktesh si dhe rrjetin e shpërndarjes, duke zbatuar një sërë reformash. Me ndihmën e fortë financiare të qeverisë amerikane, GM realizoi fitime që nga fillimi i këtij viti. Për nëntë muajt e fundit fitimet arritën në 4.2 miliardë dollarë.
Mësohet se pas kthinimit në bursën e aksioneve, GM do t\'i kthejë qeverisë fondet e ndihmës dhe aksionet e mbajtura nga Departamenti amerikan i Thesarit, do të ulen nga 61% në 26%.
Në fjalimin e tij, presidenti amerikan Barak Obama, tha se ndihma nga taksapaguesit amerikanë për GM, ishte në fovor të mbrojtjes së vendeve të punës. Por, siç tha presidenti Obama, për rimëkëmbjen e ekonomisë amerikane duhet një kohë më e gjatë.