22 Dhjetor 2024

Mallrat kineze "vërshojnë" tregjet shqiptare

Tiranë, 14 tetor - Pas Italisë dhe Greqisë, Kina zë vendin e parë për importe drejt Shqipërisë, duke lënë mbrapa Turqinë, importet e të cilës kanë mbizotëruar prej vitesh tregun shqiptar.

Sipas të dhënave të Institutit të Statistikave, importet nga Kina për muajin tetor kanë arritur në më shumë se 3.3 miliardë lekë, nga 2.4 miliardë që ishin në muajin tetor të vitit 2009.

Për 5 muajt e parë të këtij viti, nga Kina janë importuar rreth 13.7 miliardë lekë, ose rreth 137 milionë dollarë mallra.

Mobilieritë, veshjet dhe pëlhurat renditen ndër mallrat kryesore që importojmë nga ky vend i largët i Lindjes. Por është vënë re edhe një rritje e importeve të makinerive dhe teknologjive.

Vitet e fundit mallrat kineze kanë "vërshuar" në tregjet shqiptare, duke konkurruar me llojshmëri mallrash dhe çmimesh. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)