Makpetrol me humbje prej 3.9 milionë euro
Shkup, 3 mars - Sipas raportit të parishikuar financiar kompania e naftës Makpetrol vitin e kaluar e mbylli me humbje prej 3.9 milionë euro, për 14 për qind më pak se vitin e kaluar 2009, kur humbja e kompanisë arrinte 4.6 milionë euro.
Siç informojnë nga kompania, humbja është shkaktuar nga dëmtimet në mjetet qarkulluese.
Kompania në vitin 2010 shënon rritje të të ardhurave nga shitja për 23 për qind, ndërsa ato vitin e kaluar arrijnë 346 milionë euro, prej të cilave 341 milionë euro janë realizuar në tregun vendor.