Mafia italiane ka larë dy miliardë euro në Austri
Vjenë, 9 mars - Bankat austriale kanë ndihmuar mafinë italiane që të lajë rreth dy miliardë euro në periudhën prej vitit 2005 deri në vitin 2007, bëri të ditur javorja Austria weekly profil.
Duke iu referuar burimeve në prokurorinë italiane, javorja shkruan se paratë kanë qenë të lara përmes 14 llogarive në Raiffeisen Zentralbank dhe në Bank Austria,, e cila I takon grupit Italian UniCredit.
Transferet janë bërë përmes operatorëve italianë Fastëeb dhe Telecom Italia Sparkle, të cilat kanë përdorur llogaritë në bankat austriake për bartje të parave, pasi që kanë mbajtur përqindje për vete.