Lukoil do të paguajë 1,5 miliardë dollarë për dividendë
Moskë, 28 mars - Kompania më e madhe private ruse e naftës Lukoil aksionerëve të saj do t`u paguajë rreth 1,5 miliardë dollarë në formë të dividendës për vitin 2009.
Lukoil vitin e kaluar pagoi gjithsej 1,54 miliardë dollarë për dividendë për vitin 2008.
Neto fitimi i Lukoil-it në vitin 2009 është zvogëluar për 23,3 për qind, por bordi i kompanisë publikoi se nuk planifikon të lëshohet në investime të mëdha, me qëllim që të mundësohet pagesë e dividendës më të madhe të aksionerëve.