24 Dhjetor 2024

Lufta tregtare ShBA-Kinë ngadalësojnë deri në 2,8 për qind rritjen globale

New York, 27 korrik - Agjencia ndërkombëtare e vlerësimit të kreditit, Fitch Ratings deklaroi se betejat tregtare në rritje midis Shteteve të Bashkuara të Amerikës (ShBA) dhe Kinës mund ta ngadalësojnë deri në 2,8% rritjen globale në vitin 2019.

"Rritja e tensioneve tregtare, gjë që do të rezultojë në zbatimin e tarifave të reja në rrjedhën e tregtisë botërore prej 2 trilionë dollarësh, mund të reduktojë rritjen globale me 0,4 pikë përqindjeje në vitin 2019", thuhet në deklaratën e Fitch Ratings.

Sipas raportit për Perspektivën Ekonomike Globale, publikuar muajin e kaluar nga Fitch, pritet që në vitin 2019 rritja e ekonomisë botërore të jetë në nivelin e 3,2%, por ky parashikim mund të bjerë në 2,8% për shkak të luftërave tregtare globale, vijon deklarata e agjencisë.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)