Lufta tregtare mes Kinës dhe ShBA-së do t'u jepte goditje të gjitha ekonomive
Singapor, 30 mars - Ministri i Financave i Singaporit, Heng Swee Keat shpreh se nga një luftë e mundshme tregtare midis Kinës dhe ShBA-së nuk do të përfitonte askush, por ajo do t'u jepte një goditje të gjitha ekonomive.
Ministri foli për mediat në prag sesionit të katërt të përbashkët të ministrave të financave dhe guvernatorëve të bankave qendrore të ASEAN-it, i cili planifikohet të zhvillohet më 5 dhe 6 prill.
Heng tha se vendet anëtare të ASEAN-it kanë treguar mbështetje të fortë e të vazhdueshme për tregtinë e lirë dhe do të ecnin përpara në këtë drejtim.
Singapori mban kryesimin me radhës të ASEAN-it këtë vit.