22 Dhjetor 2024

Lufta e pritshme monetare shkakton shqetësime

SHBA, 12 nëntor - Shqetësimet rreth një lufte të pritshme monetare po shtohen përsëri ndërsa udhëheqësit janë mbledhur në Korenë e Jugut për takimin e 20 ekonomive kryesore të botës.

Çështja kryesore – plani i Bankës Qëndrore Amerikane për të hedhur 600 miliardë dollarë likuiditet për të nxitur rritjen e ekonomisë amerikane.

Disa analistë thonë se plani amerikan do të dëmtojë ekonomitë me rritje të shpejtë ekonomike, duke i dhënë fund shpresave për një marrëveshje rreth shumë çështjeve tregtare.

Tensionet janë të larta ndërsa vendet e G-20 janë në Korenë e Jugut për bisedimet dyditore. Udhëheqësit që nga Pekini në Berlin kanë dyshime rreth planit amerikan për të hedhur miliarda dollarë në ekonominë globale.

Kritikët thonë se politika e Bankës Qëndrore amerikane do ta mbushë botën me dollarë të lirë, duke ngritur vlerat e monedhave të tjera. Analisti nga Londra Ashraf Elgarf thotë se çështja mund të dëmtojë marrëveshjen.

"Sigurisht që ministrat janë të shqetësuar rreth kësaj çështjeje. Janë pastaj Shtetet e Bashkuara që kanë kundërshtuar juanin e dobët në Kinë. Pra ka shumë çështje themelore për të cilat nuk mendoj se do të bien dakort deri në fundjavë."

Ekonomisti Colin Bradford në Qendrën për Risi Ndërkombëtare të Qeverisjes thotë se mosmarrëveshjet janë të dobishme nëse i detyrojnë vendet të kërkojnë zgjidhje më të thella.

"Shumë njerëz thonë se për shkak të konflikteve, grupi i 20 do të dështonte. Unë mendoj ndryshe – takimi ka arritur sukses pasi të gjithë janë përballur me realitetin e politikave të brendëshme të njëri-tjetrit."

Bradford beson se Kina po e përdor këtë çështje për të shmangur trysninë ndaj modhenës së vet. Shtetet e Bashkuara thonë se juani është artificialisht i dobët duke u dhënë eksporteve kineze një avantazh konkurrues. Politika amerikane mund t’i komplikojë diskutimet – por Bradford thotë se kjo është mundësi për të fituar avantazh në bisedime.

"Udhëheqësit, kur janë në të njëjtën dhomë dhe u duhet të bëjnë marrëveshje janë më të sjellshëm dhe mundohen të gjejnë zgjidhje ndërsa ministrat e financave mund të luftojnë për hollësitë."

Megjithëse mosmarrëveshjet mbi politikën amerikane kanë tërhequr më shumë vëmendjen e medias, analistët besojnë se takimi dyditor ka të ngjarë të dalë me një marrëveshje në shumë fronte. Së bashku,vendet e G-20 përbëjnë gati 85 përqind të ekonomisë së përgjithshme botërore.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)