25 Dhjetor 2024

Lluka, thirrje afaristëve bullgarë të investojnë në Kosovës

Prishtinë, 20 janar - Sot u mbajt ‘’Forumi i Biznesit Kosovë-Bullgari’’, ku morën pjesë përfaqësues të institucioneve qendrore të Kosovës dhe përfaqësues të institucioneve bullgare, si dhe një numër i konsiderueshëm i përfaqësuesve të afarizmit kosovar dhe bullgar.

Në forum prezantoi, Valdrin Lluka, kryeshef i Agjencisë për Promovimin e Investimeve në Ministrinë e Tregtisë dhe Industrisë, i cili pasqyroi potencialet e Kosovës për investime para investitorëve bullgarë.

Ai më tej shtoi: ‘‘Kosova tanimë është një vend atraktiv për të investuar, pasi që ka filluar të bëjë reforma të rrënjësishme tek të bërit biznes. Kosova ka hequr shumicën e barrierave afariste, si në proceduar të regjistrimit të bizneseve, heqjen e shumicës së licencave dhe lejeve të punës."

"Po ashtu, Kosova ka përafruar legjislacionin me atë të Bashkimit Evropian, ka regjim liberal tregtar, taksa të favorshme, stabilitet ekonomik dhe qëndrueshmëri të sistemit bankar. Gjithashtu Kosova ka edhe një atraksion të rëndësishëm - një popullatë të re, ku mosha mesatare është 27 vjeç’’, theksoi kryeshefi Valdrin Lluka.

Njëherësh, kryeshfi Lluka u bëri thirrje afaristëve bullgarë që të shikojnë mundësitë për të investuar në Kosovës, si dhe mundësitë e ndërsjella për të kooperuar me afaristë kosovarë.

Qëllimi i këtij forumi është që të njoftojë afaristët bullgarë për kushtet dhe favoret e Kosovës për investime.

Njëkohësisht forumi ka për qëllim edhe lidhjen e bizneseve kosovare me ato bullgare për forma të mundshme të bashkëpunimit dhe investimeve të përbashkëta.

 

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)