Ligjvënësi amerikan dëshiron të ndalojë shitjen e vodkas ruse
New Hampshire, 10 janar - Të shijosh vodkan ruse në shtetin federal amerikan New Hampshire, nëse miratohet propozimi i një ligjvënësi demokrat, mund të bëhet problem.
Lideri i demokratëve në Senatin shtetëror, Jeff Woodburn, më 9 janar ka propozuar themelimin e një komisioni i cili do merret me mënyrat se si ti përgjigjet asaj që ai e quan ndërhyrja ruse në demokracinë tonë.
Një nga sygjerimet e tij është që New Hampshire të pezullojë apo të ndalojë në tërësi shitjen e pijës alkoolike që prodhohet në Rusi, nëpër dyqanet që janë nën mbikqyrjen e Komisionit për Alkool të New Hampshire.
Ligji i ri do ti bënte gjithashtu thirrje sistemit të pensionimit shtetëror që të mos investojë më në kompanitë ruse.
Zyrtarët e inteligjencës amerikane dyshojnë se Rusia ka kryer disa sulme kibernetike për të ndihmuar kandidatin republikan, Donald Trump që të fitojë zgjedhjet presidenciale të nëntorit.