Lidington: Aty ku ka korrupsion, ska investime
Londër, 8 janar - Ministri i Britanisë së Madhe për Evropën, David Lidington, ka thënë se në një vend si Kosova, sado të përmirësojë pozitën në raporte ndërkombëtare si shtet ku lehtë mund të fillosh një biznes, investimet e huaja do të vazhdojnë të mungojnë.
Nëse kompanitë e shohin se mund të ketë rrezik të madh për korrupsion, atëherë ato nuk do të investojnë këtu, por në vendet e tjera, thotë ministri britanik në intervistën për Zërin.
Lidington mendon se Ballkani Perëndimor ka nevojë të integrohet në Bashkimin Evropian, ndonëse thotë se marrëdhëniet në mes të Britanisë së Madhe dhe BE-së sjanë fare të mira.
Duhet të jetë zgjidhje individuale e vendeve ballanike dhe nuk më takon mua të flas në emër të qeverive të tyre, por më duket mua se ekzistojnë përparësitë për Kosovën dhe vendet tjera ballkanike në dy fronte. E para është, sepse anëtarësimi në BE do të integrojë ekonomitë e Ballkanit Perëndimor në tregun e 500 milionë njerëzve, si tregun më të madh në botë. Kjo do të ofrojë mundësi të reja për tërheqjen e investimeve të reja në Kosovë dhe në vendet tjera të Ballkanit, si dhe do të ofrojë mundësi të reja tregtare, si dhe në modernizimin e industrisë. E dyta mendoj se janë përparësitë politike, sepse pjesë e procesit të integrimit evropian është përmbushja e reformave në sistemin gjyqësor dhe administrativ.\"
\"Sa herë që tani flitet për Kosovën, ministrat e vendeve tjera të Ballkanit, gjithmonë më kanë treguar për problemet me historitë e korrupsionit, për një lloj trashëgimie nga periudha komuniste. Procesi i integrimit evropian, në veçanti kapitulli 23 dhe 24, parashikon metodat me të cilat institucionet duhet të reformojnë sundimin e ligjit prej të cilës do të përfitojnë të gjithë qytetarët, thotë Lidington.
Duke folur për mundësinë e investimeve të biznesit të huaj në Kosovë, ai thotë se në biznesin ndërkombëtar, kur merren parasysh mundësitë për të investuar ose jo, në një vend të caktuar, kihet parasysh fakti nëse në atë vend ka gjykata të pavarura dhe nëse kanë kontratë apo leje për të operuar... dhe në rast të mospajtimeve, mundësia që ato të trajtohen në mënyrë të drejtë nga një gjyqësor i paanshëm, apo a do të jenë subjekt i korrupsionit dhe ndikimit politik. Dhe nëse kompanitë e shohin se mund të ketë rrezik të madh për korrupsion, atëherë ato nuk do të investojnë këtu, por në vendet tjera.
Unë gjithmonë u them kompanive që të shikoni seriozisht për investime në Kosovë, por në fund natyrisht se u takon kompanive që të marrin vendim pasi paratë e tyre janë ato që do të rrezikoheshin. Më pas, ekspertët në një sektor të veçantë të industrisë flasin pasi nuk i takon qeverisë që ti tregojë një kompanie të ushqimit apo kompanie që merret me minierat, që ky apo ai projekt, në një shtet të caktuar është investimi i duhur. Detyra jonë në qeveri është që të inkurajojmë industrinë britanike, që të shohin mundësitë për investime pasi ne mendojmë që një pjesë e përmirësimit të prosperitetit në Britani ka të bëjë me suksesin në investimin apo tregtinë me pjesë të tjera të botës.\"
\"Pjesë e përgjegjësisë është edhe që tu japim kompanive britanike përkrahje për të realizuar këto investime. Gjithashtu u bëjmë me dije se si funksion Kosova dhe kush janë njerëzit që ata duhet të flasin, me qëllim që mundësitë për investime ti shqyrtojnë më tutje, tha Lidington.
Duke folur për raportet e shumta ndërkombëtare që flasin për nivel të lartë korrupsioni dhe krim të organizuar, Lidington, thotë se sigurisht që ka shqetësim në lidhje me korrupsionin në Kosovë, jo në raste individuale, por ka raste që ende mendohet se ekzistojnë rreziqet për interesat komerciale të jenë subjekt i ndikimit politik, rastet e gjykimeve të profilit të lartë në Kosovë, që aktualisht po ndodhin, si dhe gjatë periudhave të ndryshme të historisë së vendit.
Ministri britanik duke folur për praktikën e luftimit të korrupsionit në vende të tjera, thotë se duhet të ketë ndëshkim edhe nëse njerëzit kanë shërbyer si kryetar shteti apo qeverie.
Nëse ka prova të vërteta dhe të pavarura se është kryer krimi dhe të ketë autoritete të pavarura të prokurorisë dhe gjykatës, atëherë procesi i rregullt ligjor duhet të vazhdojë. Shikoni se çfarë po ngjet me pjesët tjera të Evropës, shikoni ish-presidentin e Gjermanisë, i cili është duke u gjykuar dhe nuk kam ide nëse është fajtor apo jo dhe me çfarë vepre ngarkohet, por sistemi gjerman, si sistem i pavarur për hetime dhe ndjekje penale të njerëzve, vepron njësoj edhe ndaj njerëzve të cilët kanë qenë në shërbim të shtetit, ka thënë ndër të tjera Lidington.
(Zëri)