Liderët europianë mbështesin tregtinë e lirë dhe marrëveshjen e Parisit
Berlin, 30 qershor - Gjatë një takimi në Berlin, liderët europianë ritheksuan mbështetjen e tyre për tregtinë e lirë dhe Marrëveshjen e Parisit.
Kancelarja gjermane Angela Merkel, presidenti i Francës Emmanuel Macron, kryeministrja britanike Theresa May, kryeministri spanjoll Mariano Rajoy, kryeministri italian Paolo Gentiloni, kryeminsitri hollandez Mark Rutte, kryeministri norvegjez Erna Solberg, kryetari i Komisionit Europian Jean Klaude Junker dhe presidenti i Këshillit të Europës Donald Tusk u takuan në Berlin, për të diskutuar rreth Samitit të G20-s në Hamburg.
Përsa i përket dallimeve midis Europës dhe SHBA-së për tregtinë e lirë dhe ndryshimin klimatik, Merkel tha se ato janë të dukshme,ndërsa i cilësoi të vështira bisedimet në Samitin e Hamburgut.