Liderët e APEC miratojnë deklaratën për avancimin e tregtisë së lirë
Lima, 23 nëntor - 21 ekonomitë e mëdha të Azi-Paqësorit ranë dakord për promovimin e mëtejshëm e integrimit ekonomik dhe të tregtisë së lirë.
Deklarata e Limës, e publikuar pas takimit të APEC-ut në Peru parashtron katër aspekte për bashkëpunimin ekonomik në rajonin e Azi-Paqësorit.
Dokumenti harton studime të fizibilitetit të drejtuara nga ekonomi të ndryshme, me synim Zonën e Tregtisë së Lirë në Azi-Paqësor (FTAAP), duke shënuar progres në mbështetjen politike të kësaj ideje.
Deklarata e Limës shqyrton gjithashtu mundësitë e përmirësimit të përfshirjes së punëtorëve individualë dhe të bizneseve të mesme dhe të vogla në tregtinë ndërkufitare.