Licencimi i teminaleve doganore i politizuar skajshmërisht
Prishtinë, 29 qershor - Nga heshtja e zëdhënsit të Qeverisë së Kosovës dhe Ministrisë së Infrastrukturës dhe për të keqen e bizneseve vendore lë të kuptohet se do të vazhdojë edhe në të ardhmen plaçkitja dhe zvarritja e bizneseve në Terminalin doganore të Oligarkëve të Kompanisë Devolli, në të cilin sikur që thuhet nga bizneset që kalojnë nëpër këtë ferr , aty zhdoganohen 300-400 maune brenda ditës .
Kjo edhe e ka lindur idenë e analistëve se në vend që të ndrërpitet ky maltretim dhe plaçitje e bizneseve ka qenë dashur që në regjionin e Prishtinës të ofrohen këto shërbime edhe në një Terminal tjeter të ri, i cili ka 10 muaj që pret licencimin nga Ministria e Infrastrukturës.
Njohësit e kësaj fushe dhe dëshmitarët thonë se ,Terminali i Kompanisë, Devolli:, është bërë vendi ku pandalshëm kontrabandohen mallrat për oligarkët kosovarë, por edhe vendi i cili paraqet ferrin, për bizneset e ligjshme dhe të palidhura me doganën dhe pushtetarët.
Analistët me të drejtë e shtrojnë qështjen dhe pyesin se përse Ministria e Infrastukturës nuk po e licencon edhe një tjetër Terminal të mallrave dhe kush e pengon ate , kur dihet se ligji dhe Kushtetuta e detyrojnë që licencat duhet të jipen çdo operatori që i plotëson kushtet për të ofruar shërbimet.
Të gjitha këto që po ndohin e lindim dilemën se a do të ndërpriten monopolet e krijuara në shumë fusha nga ministrat e mëhershëm në Ministrinë e Infrastrukturës nga ministri i ri z.Lufti Zharku dhe ekipi i tij .
Po për momentin këto mbesin mister sepse ministri Zharku, me veprimet e tija të deritashme me gjithë premtimet e bëra se do ta luftojë monopolin, në praktikë po vepron si paraardhësit dhe po heshtë.
Kjo sepse sipas ekspertëve të ekonomisë e njohësve të kësaj fushe nëpërmes dhënjes së këtyre licencave po po prishet ekonomia e lirë e tregut. Ekspertët, janë të mendimit se licenca për Terminale Doganore deri tash kanë marrë vetëm ato kompani dhe biznese që janë të kapura nga partia shtet( që deri dje ishet PDK-ja), ndërsa bizneset e tjera që nuk i kanë këto lidhje po sorollaten nga një zyre në tjetrën dhe pas shantazhimeve të gjithanshme ato biznese refuzohen për dhënjen e lejes së punës po refuzohen.
Ndonëse ka shumë kompani kosovare që i plotësojnë kushte shtrohet pyetja se përse të gjitha ato biznese nuk po licencohen.Veq saj shtrohet edhe dilema se a duhet që ti eliminojë Ministria këto biznese apo këtë duhet ta bëjë tregu i lirë.
Me gjithë pyetjet e dërguara gjatë ditës së diele në adresë të Zyrës për zëdhënsit të Qeverisë z Arban Abrashi dhe në adresë elektronike të Zyrës së Informim të Ministrisë së Infrastrukturës lidhur me këto qështje shumë të dëmshme për ekonominë e vendit , zyrtarët e kësaj zyreje nuk kanë kthyer përgjigje.
Eksperti i ekonomisë, Isa Mulaj, nga Instituti për Hulumtime dhe Analiza të Politikave Ekonomike (INEPRA) tha se, pseudo shteti i Kosovës prej kohësh ka qenë një lloj organizate private, dhe kjo është shpërfaqur dukshëm sidomos kohëve të fundit kur edhe faktori ndërkombëtar është brengosur shumë se çka po i bënë garnitura private e shtetit shoqërisë kosovare.
Prandaj sipas tij, për sjelljen e ligjshmërisë, faktorët e huaj, do të thotë SHBA dhe BE të cilat e ndihmuan bërjen e këtij gjysmë shteti, janë të interesuara ta bëjnë Kosovën shtet normal përmes gjykatës speciale.
\"Pa këtë lloj gjykate, të kota janë pyetjet \"pse nuk hapet edhe një terminal doganor, pse ka kontrabandë nga pozita zyrtare për interesa private, pse ka krime, hajni, shpëlarje të parave, ngulfatje të bizneseve tjera\", e shumë pyetje tjera. Këto probleme mund t\'i zbusë vetëm themelimi, funksionimi dhe efikasiteti i gjykatës speciale, e cila është domosdoshmëri për shkak të kriminalizimit të gjykatave vendore.\"
\"Gjykata speciale duhet të jetë në kompetencë të huaj nëse duam sundim të ligjit. Tani rreziku për refuzimin e kësaj gjykate është që SHBA deklarohet se nuk ta pengoj Rusinë ta themeloj gjykatën speciale në OKB kundër Kosovës. SHBA e ka të drejtën e vetos në OKB, por duket se kriminelët në Kosovë i kanë ardhur tek hunda, prandaj ndëshkimi i tyre duhet të vijë edhe nga Rusia.\"
Lidhur me qështjen, deputeti, Pal Lekaj thotë se, \"një ndër qëllimet themelore të licencimit të operatorëve ekonomik në të gjitha lëmitë e ekonomise dhe më gjërë përfshirë këtu edhe Terminalet Doganore , është rregullimi i tregut dhe luftimi i monopoleve\".
Por sipas deputetit Lekaj, \" në Kosovë fatkeqësisht është duke ndodhur e kundërta. Licencimi i operatorëve ekonomik është politizuar skajshmërisht. Kështu licenca në Kosovë marrin vetëm ato kompani që janë të kapura nga partia shtet, ndërsa të tjerat sorollaten nga një zyre në tjetrën dhe pas shantazhimeve të gjithanshme ato refuzohen\".
Lekaj, thotë se, \" kjo jo vetëm që po ndikon negatisht në rregullimin e tregut, por po e shkatërron edhe klimën e bërjes së biznesit dhe në të njejtën kohë po i largon investitorët e huaj dhe vendor nga vendi ynë \".
Ndaj, deputeti, Pal Lekaj, pyet se, përse Ministria e Infrastukturës nuk e licencon edhe një tjetër Terminal të mallrave dhe kush e pengon ate , kur dihet se ligji dhe Kushtetuta e detyrojnë që licencat duhet të jipen çdo operatori që i ploteson kushtet për të ofruar shërbimet.
Deputeti. Lekaj, tha se se në Kosovë ka monopole në shume fusha si nga ndërmarrjet publike ashtu edhe nga ndërmarrjet private, tashme nuk ka asnjë dilemë.Kohë më parë këtë e pranoi edhe kryeministri Isa Muatafa. Lekaj, thotë se monopolet në ekonomi janë shumë të dëmshme per vendin ku ato funkcionojnë dhe si të tilla në ekonominë e lirë të tregut nuk duhet të lejohen. Çdo pjesëmarrje në treg të një subjekti prej 40 për qind e më tepër quhet monopol dhe në rastet e tilla qeveria duhet të ndërmarrë masa të menjëhershme afatshkurtra dhe afat gjata .
Ismajl Kastrati, ish-kryetar i OEK-ut, tha se , është e vështirë të parashikohët se çfarë vendimi do të merr Qeveria për luftimin e monopolit, kur vetë Qeveria, apo një pjesë e sajë, është kreatore e monopoleve.
Aktualisht, në ekonominë tonë funkcionojnë pa pengesë nga Qeveria ( apo me bekimin e Qeverisë) monopolet, ose oligopolet: në Sistemin bankarë, në Elektroenergjetikë, në telekomunikacion ( si psh Z- Mobajl) në importin dhe kontrollin e naftës dhe derivatëve të sajë, në tregti (supërmarkete), në homologimin e veturave, në kompanit e sigurimeve ( Shoqata e sigurimeve për kartinin e gjelbert), në terminalet doganore.
Sipas Kastratit, këto monopole të koordinuara nga strukturat e caktuara të Qeverisë dhe Parlamentit, e ushqejnë korrupsionin dhe krimin ekonomik. Ndërkaq, është vertetuar se korrupsioni, e rritë koston e mallrave të konsumit për 20 për qind dhe kush i paguan këto .
Ndërsa, ligjëruesi universitarë, dr .Osman Ejupi, ish-kryetari i Autoritetit Kosovarë të Konkurencës, ka sqaruar se çfarë vendimesh duhet të marrë Qeveria për të luftuar monopolin në ekonomi.
Ejupi, tha se Qeveria duhet sa më parë marrë vendim,të funksionalozojë Autoritetin e Konkurencës i cili është i obliguar ta zbatojë Ligjin për mbrojtjen e konkurëencës e me këtë edhe mbrojtjen e tregut nga monopolet. Nuk ka nevoje të zbulohet asgje, vetëm e vetëm zbatimi i ligjit ne fuqi.Natyrishte në mbrojtjen e tregut duhet të ndihmojnë edhe mekanizmat e tjere të linjës,dikasteret everitare,rregullatorët e pavarur, inspeksioni si dhe komuniteti i biznesit në përgjithësi.
Ekonomisti Nëntor Shaqiri, ekspert i Integerimeve Evropiane, tha se, Qeveria dhe organet e Administratës tatimore dhe Komisioni i Konkurencës së vendit duhet të trajtojë njësojë të gjitha bizneset duke mos bërë dallim, në mënyrë që të krijohet një ambient i barabart biznesor. Duke aplikuar masa të njejta ndaj bizneseve shmangen pretendimet e disa bizneseve për të krijuar monopol në tregun e vendit.
/Kosova Sot/