Leku shqiptar rikthen qendrueshmërinë ndaj valutave
Tiranë, 4 qershor - Në tregun e këmbimit valutor, monedha e Shqipërisë Lek, gjatë kësaj jave ka rikthyer pozitën ndaj euros dhe dollarit.
Sipas kursit të Bankës Qendrore shqiptare, Leku e ka marrë veten, duke u forcuar ndjeshëm ndaj euros gjatë kësaj javë, pasi ishte zhvlerësuar ndjeshëm prej gati dy muajsh, duke zbritur nga niveli më i lartë i këtij viti, prej 141.29 lekë, që arriti në fund të javës së kaluar.
Dollari nga ana tjetër u kuotua me 108.16 lekë, duke rënë dhe ai nga nivelet e larta pranë 110 lekë, ku arriti javën e kaluar.
Tregu i brendshëm duket tashmë i qetësuar, pas një kërkese të lartë nga bankat në periudhën prill-maj, që blenë valutë për klientët e tyre, që ishin kryesisht kompanitë e mëdha që transferuan fitimet e 2012-s.
Por gjithësesi ekspertët vlerësojnë se Leku mund të forcohet më tej ndaj euros gjatë muajve të verës.
Sipas tyre, monedha europiane ka njohur një zhvlerësim të lehtë për shkak të krizës në eurozonë, ndërsa zhvlerësimi sezonal nuk pritet të ketë përmasa shumë të rëndësishme, sepse kriza pritet të kufizojë flukset hyrëse të valutës nga turistët dhe emigrantët.
Në tregjet ndërkombëtare euro këmbehet me rreth 1.3 dollarë.