Leku forcohet ndaj euros dhe dollarit, shkak kriza në Eurozonë
Këtë fund javë Leku fitoi 0.36 për qind kundrejt euros dhe u kuotua në nivelin 137.50, ndërsa fitoi 1.8 për qind kundrejt dollarit, duke u kuotuar në 102, krahasur me tre ditë më parë.
Pasiguritë qe po shfaq kriza ne eurozonë ka bërë që për herë të parë euro të shitet më lirë se 140 lekë që nga gushti, ndërkohë që nëntori është zakonisht një muaj negativ për monedhën kombëtare.
Ky zhvlerësim i monedhës se eurozonës vjen në të njëjtën linjë edhe me tendencat qe ka ndaj dollarit amerikan.
Në krahasim me një muaj më parë, leku është forcuar me 1.7 për qind kundrejt euros, një lajm i mirë ky për mijëra familjet shqiptare që kanë kredi në monedhë të huaj.
Cikli i zakonshëm vjetor i lekut është dobësimi gjatë muajit nëntor dhe forcimi i lehtë në dy javët e fundit të dhjetorit.