Lejohet përmbyllja e procesit të likuidimit për NSh "Den - Des"
Prishtin, 29 dhjetor - Agjencia Kosovare e Privatizimit njofton opinionin e gjerë publik se në përputhje me Aktvendimin Nr. C-IV-13-1675 të Dhomës së Posaçme të Gjykatës Supreme të Kosovës (DhPGjSK) është përmbyllur procesi i likuidimit për MIT046 Ndërmarrja Shoqërore “Den - Des” me seli në Mitrovicë.
Agjencia, në pajtim me Ligjin, më parë ka parashtruar kërkesë në Dhomën e Posaçme të Gjykatës Supreme të Kosovës për aprovim të Raportit Përfundimtar dhe rrjedhimisht lejimin e mbylljes së procesit të likuidimit për këtë NSh, ndërsa Dhoma e Posaçme e Gjykatës Supreme të Kosovës përmes këtij Aktvendimi e ka aprovuar këtë Raport Përfundimtar dhe ka dhënë leje për mbylljen e procesit të likuidimit për NSh-në e lartcekur.
Si rrjedhojë pas Aktvendimit të fundit të DhPGjSK-së numri i NSh-ve (respektivisht asete-ve) për të cilat deri më tani është përmbyllur procesi i likuidimit në tërësi ka arritur në 17 NSh/Asete.