25 Dhjetor 2024

Lehtësira tatimore me qëllim të stimulimit të prodhuesve vendorë

Prishtinë, 26 shkurt - Gjatë vitit 2017 nga Administrata Tatimore e Kosovës janë shqyrtuar 241 aplikacione, prej tyre 226 aplikacione për lirim të TVSH-së në importimin e lëndës së parë, si dhe 15 aplikacione për pajisje të teknologjisë informative.

Ndërsa, numri i përgjithshëm i këtyre kërkesave të aprovuara është 234 dhe 7 tjera të refuzuara.

Nga fillimi i vitit 2018 e deri më tani numri i kërkesave të shqyrtuara për lirim të TVSH-së në importimin e lëndës së parë dhe pajisjeve të teknologjisë informative është 356, prej tyre 346 kërkesa janë për lirim të lëndës së parë dhe 10 për pajisjet e teknologjisë informative.

Gjithsej 272 kërkesa janë aprovuar dhe 79 janë në proces të trajtimit, ndërsa 5 të tjera janë refuzuar.

Këto lehtësira tatimore janë bërë me qëllim të stimulimit të prodhuesve vendorë, si dhe rritjes së qarkullimit të prodhimeve vendore brenda dhe jashtë vendit.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)