Lebet i ofroi mbështetje ministrit Hasani në fushën e bashkëpunimit ekonomik
Prishtinë, 13 nëntor - Sot, ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Bajram Hasani, priti ne takim njoftues ambasadorin zviceran Jean Hubert Lebet, i shoqëruar nga zëvendësshefja e misionit znj. Anita Schluchter Roth dhe nga drejtori i SCO-së, Patrick Etienne.
Ministri Hasani falënderoi ambasadorin zviceran për bashkëpunimin e deritanishëm dhe njëkohësisht njoftoi për prioritetet e MTI-se që do të ndërmerren gjatë këtij mandati.
Ambasadorin Zviceran Jean Hubert Lebet e uroi ministrin Hasani për marrje e detyrës se re dhe i ofroi mbështetje ne fushën e bashkëpunimit ekonomik.
Ministri Hasani u zotua se gjatë këtij mandati do të ketë një bashkëpunim edhe më të thellë ndërmjet këtyre dy shteteve.