LDK: Centralizimi i inspektoratit ç\'rregullon tregun
Prishtinë, 4 shkurt - Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) e vlerëson të papranueshme centralizimin e kompetencave të komunave në nivel qëndor, siç po tentohet të bëhet me bartjen e inspektoriatit të tregut në MTI. Kjo po tentohet pas katër vitesh prej se është aprovuar ligji pëkatës.
\"Vlerësojmë se ky centralizim nuk siguron mbikëqyrje efikase të tregut, por paraqet rrezik për rritje të ekonomisë jo formale, konkurrencës të pa drejtë dhe mbrojtje jo adekuate të konsumatorëve.\"
\"MTI e ka të pamundur të mbikëqyrë tregtinë në secilin cep të Kosovës. Prandaj, inspektorët komunal kanë qenë shkallë e parë e inspektimit të tregut, ndërsa MTI ka shërbyer si shkallë e dytë. Kjo praktikë ka funksionuar shumë mirë që nga viti 2005\"theksojnë ekspertët e LDK-së.
Centralizimi i inspeksionit në nivel qëndor nuk është zbatuar nga ministritë e tjera, siç janë inspeksionet komunale të ndërtimit, ambientit, sanitar, bujqësisë, emergjencave etj.
Para dy muajsh është aprovuar ligji për buxhetin për 2014 dhe buxheti i inspektoriatit komunal është bartur në komuna, ndërka tani me vendime arbitrare urdhërohen komunat të bartin buxhetin në MTI.
Sivjet është vit elektoral dhe ky verpim ka për qëllim ushtrimin e ndikimit tek bizneset përmes mekanizmave regjionalë të MTI-së që pritet të krijohen, ku mund të punësohen militantë partiakë. Kjo praktikë është parë gjatë tri viteve të qeverisjes së AKR-së me resorin e MTI-së, ku të gjithë drejtorët e departamenteve dhe agjencioneve janë zëvendësuar me militantë të AKR-së, kryesisht nga Gjakvova ose me prejardhje nga Gjakova.
Vlersojmë se MTI duhet të merret me çështje të tjera. Shumë raporte ndërkombëtare tregojnë se kemi rënje të investimeve dhe të bizneseve të reja në treg, si dhe rritje të numrit të biznesve që mbyllen.
Vlerësojmë se komunat nuk mund të përjashtohen nga inskeptimi i tregut, sepse kjo çështje bie brenda kompetencave të pushteteve lokale siç precizohet me nenin 17 të ligjit për vetëqeverisje lokale. Prandaj, kërkojmë që:
· të ndalohet bartja e buxheteve nga komunat në MTI për inspektoriatin e tregut,
· të iniciohet ndryshimi i ligjit përkatës, pasi çdo vonesë paraqet rrezik për çrregullim të tregut, rritje të mundësive për abuzim dhe afera korruptive.
· të mbrohen kompetencat e komunave si shkallë e parë e insektimit të tregut, ndërsa MTI të jetë si shkallë e dytë, sepse kjo mundëson funksionim efikas të inspekcionit të tregut, harmonizim me direktivat e BE-së dhe eliminimin e inspekcioneve të dyfishta.