"Lavërtaria" tërhiqet nga vala 43 e privatizimit
Prishtinë, 21 prill - Sot, Agjencia Kosovare e Privatizimit (AKP) është obliguar të tërheqë nga Vala e 43-të e Privatizimit, Ndërmarrjen e Re Lavërtari Blegtori Administrata e vjetër SH.P.K. e cila ishte paraparë të tenderohet në valën 43 të privatizimit me datë 12 maj, 2010.
Arsyeja e tërheqjes së kësaj Ndërmarrje të Re nga vala 43 e Privatizimit është pamundësia e sigurimit të dokumentacionit kadastral të domosdoshëm.