21 Prill 2025

Largohen shitësit ilegalë nga sheshet kryesore të kryeqytetit

Prishtinë, 12 gusht - Drejtoria e Inspekcionit të Komunës së Prishtinës ka ndërmarrë mbrëmë aksion për lirimin e hapësirave publike në shesh, duke larguar kështu shitësit ilegalë dhe duke konfiskuar mallrat e tyre.

Inspektorët nga kjo drejtori kanë paralajmëruar disa herë shitësit që të mos vazhdojnë me veprimtarinë e tyre ilegalisht në sheshet kryesore të kryeqytetit, por nuk kanë hasur në mirëkuptim.

Aksionet e tilla do të jenë të vazhdueshme me ç\'rast do të ketë edhe shqiptim të gjobave, edhe konfiskim të mallrave.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)