Lansohet web faqja e re e Odes Ekonomike te Kosovës
Prishtinë, 6 prill - Në lokalet e Odës Ekonomike te Kosovës u bë lansimi i web faqes se re e mbështetur nga USAID.
Me këtë rast kryetari i OEK-ut, Safet Gërxhaliu tha se lansimi i kësaj ueb faqeje te OEK-ut ne të tri gjuhët shqip, anglisht dhe serbisht, mbështetur nga USAID i përben një hap tjetër kualitativ drejt përsosjes dhe ngritjes te Odes Ekonomike te Kosovës ne një asociacion te vërtet te komunitetit te biznesit dhe shndërrimit të saj ne një zë te vërtet për te gjithë në biznes.
Kjo i jep Odes Ekonomike një dimension te ri, tha kryetari Gërxhaliu. Kjo web faqe e shndërron Oden Ekonomike ne interpretuesin e mirëfilltë dhe te paanshëm te informimit dhe komunikimit ne mes te subjekteve ekonomike ne Kosovë pa marr parasysh etninë, gjuhen apo përkatësin politike tha kreu i OEK-ut.
Ai vlerësoi se kjo ueb faqe do të jete një nxitje shtese qe përmes shpërndarjes dhe këmbimit te informatave ne gjuhet aktuale ne Kosovë te promovohet fryma demokratike, multikultura vlera imazhi si dhe te kontribuohet ne zhvillimin ekonomik sa me te larte qe është qellim i gjithë neve.
Me përkrahjen e këtij projekti USAID ka treguar edhe njëherë qe populli amerikan sinqerisht i dëshiron Kosovës një te ardhme prosperuese dhe se është i gatshëm qe te investoj ne arritjen e standardeve qe Kosovës i sigurojnë vendin ne bashkësinë e demokracive perëndimore.
Elizabeth Santucci,drejtoresha e Zyrës për Zhvillim Ekonomik e Misionit të USAID në Kosovë, ka vlerësuar se ueb faqja e re i kontribuon shtrirjen e Odes ne komunitetin e biznesit.
Për shembull Oda kërkon qe te mbështet firmat e vogla prodhuese te cilat janë ne kërkim te certifikimit te prodhimeve te veta ne nivel te standardeve përkatëse .Kjo është veçanërisht e vështirë për firmat te cilat veprojnë ne një nivel relativisht te ulet por te cilave ju duhet qe ti arrijnë standardet për tiu qasur tregjeve Evropiane, tha zonja Santucci.
Ne këtë eveniment ishte një mundësi e jashtëzakonshme për te mësuar me shume lidhur me sfidat e tashme te bizneseve dhe për te mësuar lidhur me shërbimet te cilat i ofron OEK u për komunitetin e biznesit .