23 Dhjetor 2024

Lansohet uebfaqja për raportimin e produkteve të rrezikshme

Prishtinë, 10 maj - Trupi Koordinues për Mbikëqyrjen e Tregut, me përkrahjen e projektit të financuar nga Bashkimi Evropian “Lëvizja e Lirë e Mallrave” lanson sot uebfaqen për raportimin e produkteve të rrezikshme – RAPEX Kosova.

Përmes kësaj ueb faqeje synohet të ofrohet informacion publikut për autoritetet inspektuese që monitorojnë sigurinë e produkteve në tregun e Kosovës dhe veçanërisht për raportimin e produkteve të rrezikshme jo-ushqimore që gjenden në tregun e Kosovës.

Nëpërmjet kësaj uebfaqe të qasshme publikisht, do të publikohen të gjitha njoftimet për produktet që paraqesin rrezik serioz për konsumatorët, natyra e rrezikut të paraqitur si dhe masat e ndërmarra për parandalimin e këtyre rreziqeve.

Përveç kësaj, përditësimet dhe lajmet mbi ngjarjet kryesore të mbajtura në zonën e sigurisë së konsumatorëve do të shfaqen në faqen e internetit.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)