Lansohet projekti për rritjen e konkurrencës dhe promovimit te eksportit
Prishtinë, 30 qershor - Zyra e Bashkimit Europian do të organizojnë sot ngjarjen lansuese të projektit "Rritja e konkurrencës dhe promovimi i eksportit".
Ky projekt do të mbështesë zbatimin e Strategjisë Kombëtare për Zhvillim të Kosovës 2016-2020 përmes ndërtimit të kapaciteteve të MTI-së në zhvillimin e një Strategjie praktike dhe të zbatueshme për Zhvillim të Sektorit Privat me programe biznesi mbështetëse, të cilat do ti zbatojë një KIESA e modernizuar bashkë me sektorët kryesorë privatë dhe me kompani.
Qëllimi i këtij projekti është që të rrisë zhvillimin ekonomik nëpërmjet mbështetjes së konkurrencës vendore dhe ndërkombëtare, duke rritur mundësitë për punësim.
Nëpërmjet përmirësimit të kapaciteteve institucionale të përfituesve kryesorë, MTI (Departamenti i Industrisë), zhvillimit të një kornize strategjike praktike për mbështetjen e NVM-ve dhe përmirësimit të zbatimit të një portofolio të programeve zhvillimore të biznesit, pritet të përmirësojnë konkurrueshmërinë e përgjithshme të kompanive industriale në Kosovë si në tregun e brendshëm ashtu edhe tregjet e eksportit.