Lansohet Indeksi i Politikave për NVM-të
Prishtinë, 2 qershor - Sot do të behët lansimi i publikimit të OECD-së Indeksi i Politikave për NVM-të - Ballkani Perëndimor dhe Turqia 2016, i cili do të mbahet në Ndërtesën e Re të Qeverisë.
Lansimi në Kosovë organizohet nga OECD-Divizioni i Evropës Jug-Lindore, Komisioni Evropian dhe Ministria a Tregtisë dhe Industrisë së Kosovës përkatësisht Agjencia për Investime dhe Përkrahjen e Ndërmarrjeve në Kosovë (KIESA), së bashku me Bankën Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (EBRD), Qendrën Evropiane për Trajnim (ETF) dhe Qendrën e Evropës Jug-Lindore për Mësim të Ndërmarrësisë (SEECEL).
Ky lansim përfaqëson një rast të veçantë për të prezantuar performancën e Kosovës në Indeksin e Politikave të NMV-ve dhe pjesëmarrjen në një diskutim të rëndësishëm për politikat e NVM-ve në rajonin e gjerë të BE-së dhe në veçanti në Kosovë.