Lansohen Programet për Mbështetjen e ndërmarrjeve të vogla dhe te mesme
Programi financohet nga Bashkimi Evropian (BE) IPA dhe Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH).
Programi ofron një kombinim të kredive, granteve stimuluese dhe asistencës teknike falas për të rritur ekspertizën e NVM-ve.
Po sot Ministria e Tregtisë dhe Industrisë (MTI), përmes Agjencisë për Investime dhe Përkrahjen e Ndërmarrjeve në Kosovë (KIESA), do të organizojë konferencë informuese për lansimin e “Programi për Grantet e Përputhshme (PGP)”, që është i financuar nga Banka Botërore.
Qëllimi i këtij Programi është bashkëfinancim me NMVM-të dhe shoqatat e biznesit për fushat e standardizimit/certifikimit të produkteve si dhe shërbimet e zhvillimit të biznesit dhe trajnimi.