Lajmet nga Kina rrisin çmimet e naftës
Pekin, 11 dhjetor - Çmimet botërore të naftës ditën e hënë u rriten në sfondin e të dhënave makroekonomike nga Kina - konsumatorja e dytë më e madhe në botë e "arit të zi".
Në këtë mënyrë, vëllimi i prodhimit industrial në Kinë në nëntor u rrit me 10.1 për qind në bazë të treguesit vjetor dhe 10 për qind në bazë të atij mujor, kundrejt parashikimit të rritjes me 9.8 për qind dhe 10 për qind respektivisht.
Përveç kësaj, shitjet me pakicë muajin e kaluar u rritën me 14.9 për qind në krahasim me nëntorin e vitit 2011 dhe me 14.2 për qind në llogaritjet mujore.
Ndërkohë që analistët parashikuan rritjen e treguesve me 14.6 për qind dhe 14.1 për qind respektivisht.