Lagarde i bën thirrje G20-s të parandalojë barrierat tregtare
Washington, 16 mars - Drejtorja Menaxhuese e Fondit Monetar Ndërkombëtar Christine Lagarde u bëri thirrje të enjten politikëbërësve të G20-s të punojnë së bashku për të pakësuar barrierat tregtare dhe për të parandaluar rritjen e proteksionizmit tregtar, në mënyrë që të ruhet prirja e rritjes së ekonomisë botërore.
Lagarde vuri në dukje në një artikull të saj të publikuar në uebsajtin zyrtar të FMN-së që, megjithëse po forcohet prirja e rritjes së ekonomisë globale, ekziston ende rreziku i uljes ekonomike, duke përfshirë shtimin e shqetësimeve për rritjen e tensioneve në tregtinë globale.
Ajo vuri në dukje se hartuesit e politikave të G20-s duhet të zhvillojnë një bashkëpunim konstruktiv dhe të bëjnë përpjekje të përbashkëta për të pakësuar barrierat tregtare e për të zgjidhur mosmarrëveshjet tregtare, duke siguruar që tarifat e reja të importeve nga ShBA-ja të mos çojnë në një përshkallëzim të masave proteksioniste.
"Historia ekonomike tregon qartë se luftërat tregtare jo vetëm dëmtojnë rritjen e ekonomisë botërore, por prej tyre nuk ka të fituar," tha shefja e FMN-së.