28 Dhjetor 2024

Lagarde, bota e ka kaluar krizën financiare

Berlin, 1 nëntor - Udhëheqësit ekonomikë botërorë po bëjnë thirrje për konsolidimin e reformave fiskale dhe strukturore për të rikthyer rritjen ekonomike globale.

Krerët e pesë agjencie kryesore ekonomike ndërkombëtare, duke përfshirë Organizatën Botërore të Tregtisë, Fondin Monetar Ndërkombëtar dhe Bankën Botërore, e bënë thirrjen e tyre gjatë takimit që patën në Berlin.

Shefja e FMN-së Christine Lagarde tha se bota e industrializuar ka dalë nga kriza financiare nëpërmjet asaj që ajo e quajti \"rritja e vakët\".

\"Unë do ta konsideroja krizën financiare si të stabilizuar me anë të rritjes së vakët. Di që kjo duket e pabesueshme, por kjo është me të vërtetë ajo që po shohim në këtë moment.\"

Ajo gjithashtu u bëri thirrje ekonomive në zhvillim të heqin dorë nga shtrëngimi i politikës monetare dhe fiskale.

Mbledhja nuk foli konkretisht mbi krizën e borxheve të Greqisë

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)