08 Janar 2025

Lab-Oil sjell në tregun e Ballkanit gjigantin italian UNICOAL SpA

Durrës, 14 shtator - Në Portin e Durrësit sapo ka ankoruar anija e kompanisë italiane UNICOAL SpA me 8000 ton koks (qymyr nafte), e cila do t’u shpërndahet subjekteve afariste të kompanisë Lab-Oil, në disa vende të Ballkanit. Kompania italiane UNICOAL SpA ka kontratë ekskluzive për shitjen e petrokosit me kompaninë Lab-Oil.

UNICOAL SpA është njëra nga kompanitë më të mëdha në botë për nxjerrjen dhe shitjen e petrokoksit, ndërkaq në tregun ballkanik ka hyrë me ndërmjetësimin e kompanisë Lab-Oil.

Ndryshe, kompania është lidere e furnizimit dhe e shitjes së koksit të naftës në Kosovë. Që nga viti 2011 kur ka filluar afarizmin në Prishtinë, kjo kompani fillimisht ka shitur 12 760 tonelata koks nafte, për të vazhduar në vijim me 12 861 në vitin 2012, pastaj me një rritje të hovshme në vitin vijues -2013 me 22 480 dhe me 33 580 tonelata për vitin 2014. Pra, sipas këtij raporti, del se tregu i koksit të naftës nga Shqipëria, për shkak të cilësisë së lartë dhe çmimit të konkurrueshëm në treg, po shtohet dita-ditës.

Petrol-koks (Koksi i naftës apo në gjuhën angleze Petroleum coce) është nënprodukt i përpunimit sekondar të mbetjeve të rënda të naftës. Ka një potencial të lartë energjetik, më shumë se 8000 kcal/kg, si dhe një fushë të gjerë përdorimi në industri. Prodhimi i koksit të naftës realizohet në procesin e koksifikimit të mbetjeve të rënda të naftës, në të cilin ndodhin reaksionet e kondensimit dhe dendësimit të hidrokarbureve individualë, të cilët çojnë në formimin e koksit.

Duke u nisur nga fuqia e lartë kalorifike dhe sasia e pakët e hirit (rreth 0.5 për qind), koksi i naftës ka gjetur përdorim të gjerë në shumë fusha. Koksi i naftës është përdorur dhe përdoret si lëndë djegëse në industrinë e metaleve me ngjyra, në industrinë e prodhimit të çimentos; në industrinë e prodhimit në rrugë industriale dhe artizanal të gëlqeres, për furrnaltat e ndryshme etj.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)