Kuvendi voton për kthimin e reciprociteti me Serbinë
Prishtinë, 7 dhjetor - Deputetët e Kuvendi të Republikës së Kosovës në seancën e sotme plenare kanë miratuar mocionin e Vetëvendosjes për kthimin e reciprocitetit dhe ndalimin e mallrave serbe.
Zëvendëskryeministrja dhe ministre e Tregtisë dhe Industrisë, Mimoza Kusar-Lila para deputetëve në Kuvendin e Kosovës ishte thirrë në një interpelancë parlamentare, me kërkesë të grupit parlamentar të Vetëvendosjes.
Temë e interpelancës ishte masat e reciprocitetit me Serbinë, që u miratua para pak çastesh nga Kuvendi.
Teksti i mocionit të votuar mbi reciprocitetin e plotë politik, ekonomik e tregtar ndaj Serbisë.
Në bazë të nenit 44, paragrafi 4, pika (d), të Rregullores së Kuvendit, Grupi Parlamentar i Lëvizjes VETËVENDOSJE! fton deputetët e Kuvendit të Republikës së Kosovës të votojnë mocionin me rekomandimet në vijim:
1. Qeveria ti marrë masat e reciprocitetit të plotë politik, ekonomik e tregtar ndaj Serbisë.
2. Ministria e Tregtisë dhe Industrisë ta nxisë dhe udhëheq bashkëpunimin me prodhuesit vendor dhe ndërmarrjet tregtare për gjetjen zëvendësimeve për produktet e imortuara nga Serbia.
3. Qeveria ti forcojë të gjithë mekanizmat shtetëror për ta siguruar zbatimin e përpiktë të masave të reciprocitetit ndaj Serbisë.
Votuan për mocionin 42 deputetë, kundër 33 dhe abstenuan 2.