Kuvendi, 7600 euro për blerjen e dhuratave për deputetët
Prishtinë, 20 dhjetor - Kuvendi i Kosovës do të shpenzojë 7600 euro për blerjen e dhuratave për deputetët e Grupit parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës.
Përmes telefonit, një zyrtar i zyrës për media i Kuvendit të Kosovës, i ka thënë Zërit se nuk kanë përgjigje, pasi që, sipas tij, sekretari i Kuvendit nuk ndodhet në punë.
Por në anën tjetër burime të gazetës thonë se paratë për blerjen e dhuratave nuk janë të Kuvendit të Kosovës, por janë mjete që i takojnë Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike.