Kushtet e afarizmit sfidojnë zhvillimin e sektorit privat
Prishtinë, 9 mars - Sektori privat në Kosovë vazhdon të shënojë trende pozitive të zhvillimit, por sfidat mbeten prezente. Kjo gjendje që pasqyrohet nga hulumtimet sektoriale të realizuara nga Programi për Mbështetjen e Ndërmarrjeve të Vogla dhe të Mesme - KOSME, tregon se 60% e Ndërmarrjeve të Vogla dhe të Mesme (NVM) luftojnë për mbijetesë ndërsa 10% e tyre janë në prag të shuarjes.
Këto të dhëna u prezantuan në Forumin e Sektorit Privat të mërkurën në Prishtinë ku në mesin e përfaqësuesve të biznesit dhe zyrtarëve institucional, mori pjesë edhe Presidentja Atifete Jahjaga.
Nga institucionet e Republikës së Kosovës kërkohet më shumë angazhim për krijimin e parakushteve për një qeverisje ekonomike më efektive, për mbizotërimin e konkurrencës së lirë dhe ndërtimin e bazës zhvillimore. Mbështetja e sektorit privat është përgjegjësi institucionale. Ne nuk guxojmë të kursejmë mundin për të kontribuar në ndritjen e sfidave përballë, pesha e të cilave na ka qëndruar vazhdimisht mbi supe, tha Presidentja Jahjaga.
Projekti KOSME ka përkrahur Ministrinë e Tregtisë dhe Industrisë (MTI) të përmirësojë qasjen e NVM-ve në financa që janë parakusht për zhvillimin e sektorit privat. Ministrja e Tregtisë dhe Industrisë, Hykmete Bajrami, tha: Është çështje javësh kur të fillojmë me lëshimit e garancionit të kredive. Kjo skemë do të zbusë në mënyrë të dukshme qasjen në financa të bizneseve. Gjithashtu, jemi në diskutim me Zyrën e BE-së dhe Bankën Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim për një program për dhënien e kredive të buta.
Kryetari i Nismës Ekonomike për Kosovën (ECIKS), Kujtim Dobruna, organizatë që ka implementuar projektin KOSME që nga tetori i vitit 2012, tha se Projekti ka kontribuar në identifikimin e sfidave dhe konceptualizimin e zgjidhjeve për to, ndërsa janë themeluar mekanizma të qëndrueshëm institucional për të mundësuar ndryshimin.
KOSME ka kontribuar në tri drejtime: Hulumtimet - që e kanë lehtësuar identifikimin e problemeve dhe duke ofruar një platformë të qëndrueshme për zhvillimin e politikave nga MTI; Këshillëdhënies profesionale përmes ekspertëve ndërkombëtar dhe vendor për Agjencinë për Investime dhe Përkrahjen e Ndërmarrjeve në Kosovë