Kusari: Të hyrat në dogana janë rritur për 2 milionë euro
Ministrja Kusari-Lila ka theksuar se reciprociteti me Serbinë po vazhdon në gjithë kufirin, përfshi edhe pikën 1 dhe 31.
Kusari-Lila ka theksuar se ka rritje të importit të mallrave nga vendet tjera, përkatësisht Maqedonia, Turqia, Sllovenia, Gjermania dhe Kroacia.
Ajo po ashtu njoftoi se në pikat kufitare 1 dhe 31 do të lejohet që sot të hyjë një konvoj me ndihma ushqimore prej 75 tonësh.
Ndihmat ushqimore sipas saj do të lejohen të hyjnë vetëm sot ndërsa në të ardhmen gjendja do të vlerësohet nga Kryqi i Kuq Ndërkombëtarë dhe agjenistë e Kombeve të Bashkuara.