Kusari premton heqjen e akcizes për pijet joaloolike
Prishtinë, 17 qershor - Sot, Zv. Kryeministrja/ ministrja e Tregtisë dhe Industrisë Mimoza Kusari-Lila, u takua me përfaqësues të Shoqatës së Prodhuesve të Pijeve Alkoolike dhe Joalkoolike.
Gjatë këtij takimi përfaqësuesit e kësaj shoqate shprehën thellë shqetësimet për akcizën, që po aplikohet në pijet joalkoolike, pasi Kosova është vendi i vetëm në rajon që aplikon një taksë të tillë.
Ministrja Kusari Lila, u premtoi që do ti dal në ndihmë prodhuesve vendor pasi është një target i qeverisë së Kosovës. Dhe se çështja e akcizës do të rishqyrtohet në shtator, ku do të ketë takime të vazhdushme me grupet e interesit rreth çeshtjeve të ndryshme, ku njëra ndër to, do të jetë edhe kjo pikë.
Do të punoj që ti zvogëloj barrierat për këta prodhues, si dhe do të ketë debate me grupe të interesit për reformën e re fiskale, ku do të ftohen dhe do të kerkohen informacione prej këtyre prodhuesve për ti shfaqur planet e dyanshme për një zgjidhje sa më të përshtatshme.
Ministrja poashtu kërkoi nga prodhuesit që të rrinë afër konsumatorëve me kualitet dhe mundësi furrnizimi. Duhet kohë dhe bashkëpunim nga ana e prodhuesve për të ngritur vetëdijen e konsumatorit për prodhime vendore pasi ata janë mësuar të konsumojnë prodhime të importuara.
Ministrja e MTI-së gjithashtu gjatë ditës u takua me shoqatën e Artarëve dhe Argjendarëve të Kosovës, ku ndër të tjera u bisedua për rëndësinë e legjislacionit për këtë sektor. Ministja Kusari Lila shprehu mirëkuptimin dhe theksoi që ky është problem jo vetëm për Ministrinë e Tregëtisë, por edhe sektore të tjera të ekonomisë.
Ministrja po ashtu ceku që procedurat do të thjeshtohen në mënyrë që tregu të funksionojë dhe tha se do të caktojë një periudhë kohore apo një lloj tryeze, ku do të bisedohen rreth këtij problemi.
Përfaqësuesit e shoqatës së Artarëve dhe Argjendarëve të Kosovës paraqitën para ministres edhe çështjen e pagesës së doganës për arin, si dhe rëndësinë shëndërrimin e tij në valutë.
Këto takime janë bërë në kuadër të krijimit të një raporti sa më të afërt mes institucioneve dhe shoqatave, si dhe mundësisë për të gjetur zgjidhje probemeve që i mundon prodhuesit vendorë.