Kusari - Lila: Sot vendimi për masat reciproke
Prishtinë, 20 korrik - Ministrja e Tregtisë dhe Industrisë së Kosovës, Mimoza Kusari-Lila konfirmoi se sot do të merret vendimi për masa reciproke ndaj produkteve të Serbisë dhe Bosnje e Hercegovinës.
Sot do te merret vendimi për masat reciproke të plota për Serbinë dhe Bosnje e Hercegovinën. Kjo ka ardhur si rrjedhojë e tërheqjes se Serbisë nga bisedimet, ku kjo e fundit nuk kishte pranuar vulat e doganës së Kosovës, theksoi Kusari-Lila.
Serbia dhe Bosnjë e Hercegovina janë shtetet, të cilat që nga viti 2008 kanë bllokuar produktet kosovare, në kuadër të marrëveshjes për tregëtinë e lirë CEFTA.