20 Prill 2025

Kusari-Lila sot në interpelancë për tarifën e çimentos nga Shqipëria

Prishtinë, 12 korrik - Ministrja e Tregtisë dhe Industrisë Mimoza Kusari-Lila në seancën e sotme të fundit për këtë sezon do të paraqitet në interpelancë lidhur me vendimin e marr nga MTI për vendosjen e tarifës prej 35 % çimentos nga Shqipëria.

Ministrja Mimoza Kusari-Lila mund ta ketë fundin e saj në krye të Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë, në rast se ajo nuk e tërheq vendimin për masat ndaj çimentos së importuar.

Seanca e sotme e Kuvendit të Kosovës do të jetë vendimtare për fatin e saj dhe vendimin që ajo po e mbron me çdo kusht.

Grupi parlamentar i AKR-së ka kërkuar interpelancë nga Kusari –Lila që të japë sqarimet në detaje për vendimin e saj. Në përkrahje të grupit parlamentar të AKR-së janë edhe partitë opozitare,.

Në vazhdim të seancës do të shqyrtohen: Raporti i dytë për zbatimin e Planit të Veprimit të Kuvendit të Kosovës për integrim evropian për vitin  2012, Raporti vjetor të punës i Autoritetit Rregullator të Telekomunikacionit, për vitin 2011, si dhe Raporti vjetor dhe pasqyrave të audituara të Trustit të Kursimeve Pensionale  të Kosovës, po për vitin e shkuar.

Në të njëjtën seancë, sipas kërkesës së deputetëve nënshkrues, do të zhvillohet debat parlamentar lidhur me përdorimin e tri  kodeve të huaja telefonike në Kosovë.

Si pika të fundit të rendit të ditës së seancës së fundit të Sesionit pranveror do të jenë: shqyrtimi i parë i Projektligjit për shfrytëzimin, administrimin dhe mirëmbajtjen e ndërtesës në  bashkëpronësi, si dhe shqyrtimi i rekomandimit të Komisionit ad hoc për përzgjedhjen e  kandidatëve për anëtarë  të Këshillit të Komisionit të Pavarur për Media.

Anëtarët e Kryesisë, në takimin e sotëm, janë njoftuar lidhur me vizitën e Komisionit për Mbikëqyrjen e Financave Publike, të realizuar në Slloveni, si dhe me vizitën në Mal të Zi të kryetarit të Komisionit për Integrime Evropiane. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)