Kusari - Lila: Serbia po mbështet bandat në veri
Prishtinë, 19 shtator - Ministrja e Tregtisë dhe Industrisë e Kosovës, Mimoza Kusari - Lila në një intervistë për gazetën boshnjake Dnevni Avaz ka deklaruar se Serbia po mbështet bandat në veriun e Kosovës.
Sipas saj, pas trazirave, tensioneve dhe barrikadave në veri po qëndrojnë drejtpërdrejt Qeveria e Serbisë, por edhe klane kriminale, të cilëve i përgjigjen tensionet e vazhdueshme.
Shikoni se si vetëm një e treta e serbëve që jetojnë në veriun e Kosovës po implikon situatën, ndërsa pjesa tjetër e serbëve ku jeton në vendbanime të përziera dhe pjesët tjera të Kosovës është në qetësi, pa incidente dhe po vazhdon jetën normale, pasi që aty njerëzit kanë kuptuar qëllimin e institucioneve të Kosovës. Aksionet tona janë kundër kriminelëve dhe ata do të kërkohen derisa të arrestohen, theksoi ministrja Mimoza Kusari Lila, e cila shtoi se bllokadat në veri janë të vendosura nga kriminel serb që kontrollojnë gjatë kohë atë pjesë të Kosovës.
Sipas saj, Qeveria e Serbisë ka rolin e saj në situatën e krijuar, sepse po mbështet këto grupe që kanë për qëllim destabilizimin e Kosovës.
Por, ky është një interes i shkurt i tyre. Kjo po shihet se si zotëriu Borislav Stefanoviq, kalon ilegalisht kufirin me Kosovën, në periudhën kur vendi i tij po kërkon statusin e kandidatit. Paramendoni kërkohet hyrja në BE kur zyrtarët serb ilegalisht kalojnë kufijtë, deklaroi ministrja kosovare.
Ajo ka theksuar se masat e reciprocitetit përfshin edhe Bosnjë-Hercegovinën, për shkak të mosnjohjes së dokumenteve të Kosovës.