17 Maj 2024

Kusari - Lila: sektori privat mbetet çelësi i zhvillimit ekonomik

Prishtinë, 16 maj - “Si Ministri e Tregtisë dhe Industrisë jemi zotuar se do të përmirësojmë ambientin e të bërit biznes në Kosovë, prandaj do të eliminojmë çdo pengesë të paraqitur në këto reforma” Këto fjalë i bëri të ditur ministrja e Tregtisë dhe Industrisë, Mimoza Kusari – Lila ,në panairin e 11 ndërkombëtar ‘’Ekspokos’’, i cili filloi sot.

Me pjesëmarrjen e saj në panairin e organizuar nga CEO, ministrja Kusari – Lila tregoi se tani ka ardhur koha  të bëhen ndryshime rrënjësore, të cilat janë gjithmonë të suksesshme kur fillojnë me përmirësimin e ambientit e të bërit biznes, ku bizneset konkurrojnë njëra me tjetrën, jo vetëm në Kosovë por edhe në rajon.

Pas përfundimit të fjalimit të saj, bashkë me organizatorët e këtij panairi, ministrja Kusari- Lila vizitoi 400 kompanitë e ekspozuara në këtë panair, 300 prej tyre ndërkombëtare.

Ajo i inkurajoi kompanitë të jenë bashkëpunues dhe të shfrytëzojnë sa më mirë të gjitha resurset që ne i ofrojmë për bizneset kosovare dhe ato ndërkombëtare. “Shpresoj që ky panair do t’ju ndihmojë që të krijoni kontakte të frytshme që ju ndihmojnë në zgjerimin e bizneseve tuaja”, –theksoi për fund ministrja Kusari – Lila.

Në panairin 3 ditor Agjencia për Promovimin e Investimeve po prezanton materiale promovuese, ndërsa

Në Pallatin e Rinisë po prezantohen materiale nga fusha e ndërtimtarisë, energjetikës, teknikës dhe industrisë së drurit.

Në hapjen e panairit të 11-të ndërkombëtar morën pjesë: Dimitris Moschopoulos, udhëheqës i Zyrës Greke në Prishtinë; Philipe Suinen, drejtor i Agjencisë për Tregti të Jashtme dhe Investime në Belgjikë; Matthias Kiesler zv.Abasador i Gjermanisë në Kosovë; Pavel Fara udhëheqës i Konfederatës së Industrisë nga Republika Ceke dhe Kyriakos Pozrikids, drejtor i Panairit ndërkombëtar të Selanikut.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)