23 Dhjetor 2024

Kusari-Lila prezantoi reformat e MTI-se para komisnionit për ekonomi

Prishtinë, 23 maj - Ministrja e Tregtisë dhe Industrisë Mimoza Kusari Lila, sot priti në një takim pune Komisionin Parlamentarë për Zhvillim Ekonomik, Infrastrukturë, Tregti dhe Industri.

Me këtë takim u synua njohja e anëtarëve të komisionit me politikat dhe aktivitetet e ministrisë, sfidat dhe problemet me të cilat ballafaqohet MTI.

Fillimisht ministrja Kusari Lila prezantoi reformat që ka nisur në kuadër të ministrisë si dhe aktivitetet e ditëve të fundit duke përfshirë takimet e fundit në Bruksel dhe Berlin.

Temat të cilat u diskutuan, ndër të tjera ishin; marrëveshja e CEFTA-s, segmenti i dhënies së licencave, Agjencia për promovimin e investimeve, legjislacioni i nevojshëm për punën e MTI-së etj.

Gjithashtu u diskutua edhe lidhur me planet e qeverisë për adaptimin e reformave fiskale, që do të lehtësonin punën e bizneseve kosovare e posaçërisht atyre prodhuese.

Ministrja gjithashtu vuri theks se është duke u punuar në drejtim të asaj që kompanitë që kanë kapacitete prodhuese t’i shtyhet afati i pagimit të TVSh-së, deri në dalje të plotë  të produkteve në treg.

Nga ana tjetër anëtarët e Komisionit parlamentar premtuan bashkëpunimin e tyre lidhur me të gjitha çeshtjet që kanë të bëjnë me legjislacionin dhe punën e këtij komisioni.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)